Sileksi në krizë, 8 ndeshje pa fitore dhe vetëm 3 gola të shënuar!

Sileksi ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë edhe 8 ndeshjet e fundit të skuadrës nga Kratova, që nuk ka shënuar asnjë fitore, njofton “infOSport.mk”.

3 barazime dhe 5 disfata për skuadrën e Goran Simov, që tashmë pozicionohet në vendin e 9-të, duke rrezikuar edhe rënien në Ligën e Dytë.

Për më tepër Sileksi në këto 8 ndeshje ka realizuar vetëm 3 gola, ndërkohë ka pranuar 9 gola.

Sileksi në këto 8 ndeshje ka barazuar Renovës, Struga Trim Lumit dhe Rabotniçkit, ndërkohë kishte pësuar përballë Makedonija GJ.P, FC Shkupit, Shkëndijës, Akademia Pandevit dhe Borecit.

Ndeshjen e rradhës, atë të javës së 23-të, Sileksi do të përballet sërish me Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër u përballë edhe javën e shkuar. Mbetet të shihet nëse Sileksi të dielën do ti jap fund serisë së zezë, apo ndoshta Makedonija GJ.P do të triumfojë sërish ndaj skuadrës nga Kratova, që vitin e kaluar përfaqësojë vendin tonë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply