Epoka Ronaldo-Messi është drejt fundit

Një epokë e artë e futbollit europian dhe botëror duket se ka marrë fund. Për herë të parë në 16 vitet e fundit as Lionel Messi e as Kristiano Ronaldo nuk do të luajnë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Për të mos gjetur asnjërin prej tyre në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel klubesh,  duhet të rikthehemi pas në sezonin 2004/2005.

Në atë kohë portugezi ishte ende pjesë e Mançester Junajtedit, derisa Messi sapo kishte filluar karrierën e tij si profesionist.

Barcelona nuk ia doli dot mbrëmjen e djeshme të bënte mrekullinë në Paris, duke u mjaftuar vetëm me një barazim 1:1, ndërsa Juventusi edhe pse fitoi 3:2 me Porton në shtëpi, nuk arriti të kalonte në fazën tjetër.

Pas gjithë kësaj si duket, duhet  ta pranojmë që epoka e Ronaldos dhe Messit është drejt fundit.

Leave a Reply