Zahariveski tregon reçetën se si Struga Trim Lum mund të dali nga kjo krizë e rezultateve!

6 pikë në 6 mdeshjet e para të stinorit pranveror për ekipin e Struga Trim Lum janë treguesi më i mirë se ekipi strugan ndodhet në një krizë rezultatesh, gjë të cilën e pranon edhe vetë trajneri Srgjan Zaharievski.

Mirëpo ky i fundit tashmë ka të njohur reçetën, përmes së cilës skuadra e Struga Trim Lum mund të rikthehet tek fitorja dhe ti gëzojë tifozët e saj.

“Nga e gjithë ndeshja do të mbajë mend vetëm qasjen e futbollistëve të mi në pjesën e dytë. Mendoj se ky është modeli për të dalë nga kjo krizë e rezultateve dhe ti gëzojme tifozët tanë të Struga Trim Lum në ndeshjet e ardhshme” u shpreh Srgjan Zaharievski.

Kujtojmë të shtunën Struga Trim Lum pësoi disfatë në udhëtim te Akademia Pandev, që njëherit ishte disfata e dytë në pranverë dhe gjithsej e 6-ta sezonale.

Struga Trim Lum pas 24 xhirove renditet në pozitën e katërt me 24 ikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply