Mertens i jep fitoren Napolit ndaj Romës! Ndizet zona Çampions, tashmë 6 skuadra anë garë (VIDEO)

Napoli ka arritur të mposhtë Romën në transfertë për të arkëtuar pikët e plota nga “Olimpiko”. Skuadra “napolitane” shënoi fitore 2:0, falë sulmuesit Dries Mertens, i cili shkëlqeu në çdo aspekt.

Një gabim nga mbrojtja e Romës, Mertens përfiton dhe zhbllokon rezultatin në minutën e 27-të.

Nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas, belgu realizoi edhe golin e dytë, këtë herë duke iu falënderuar asistit të Politanos.

Këta dy gola vulosën fitoren e Napolit ndaj Romës, ngase në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve asnjëra skuadër nuk i konkretizojë.

Me këtë fitore, Napoli i afrohet TOP4, duke u renditur në pozitën e 5-të me 53 pikë,  3 më shumë se Roma, që ndodhet një pozitë më poshtë.

Leave a Reply