Moment historik, dy futbollistë shqiptarë ftohen te përfaqësuesja e Malit të Zi

Përveç të përhershmit Fatos Beqirajt, për herë të parë te përfaqësuesja e Malit të Zi është ftuar edhe një shqiptarë tjetër. Fjala është për futbollistin e skuadrës shqitarë të KF Deçiç Tuz, Kristijan Vulaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Miodrag Raduloviç, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë.

“Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, – shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.

Leave a Reply