E bujshme: Vijnaldum transferohet në Serie A, por jo te Interi

Interi ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe është raportuar se përforcimi i parë i “neroaxurrëve” do të jetë Xheorxhinio Vijnaldum.

Holandezit i skadon kontrata me Liverpullin në fund të sezonit dhe 30-vjeçari do të largohet nga “Enfilld Roud” si lojtarë i lirë.

Vijnaldum te Interi, dukej si një punë e kryer, mirëpo sipas raportimeve të fundit holandezi do të transferohet te Juventusi.

Biankonerët janë futur në garë për Vijnaldum dhe Paratiçi i ka ofruar pagë prej 8 milionë eurove në sezon holandezit.

Në garë për Vijnaldum është edhe Barcelona, mirëpo “katalunasit” nuk mund ta përballojnë një pagë kaq të lartë dhe 30-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën te “Zonja e Vjetër”.

Leave a Reply