Ja kur do të zhvillohet ndeshja e shtyrë mes Interit dhe Sassuolos

Ndeshja e anuluar midis Interit dhe Sassuolos në kuadër të Serie A, do të zhvillohet më datën 7 prill.

Kjo përballje ishte paraparë për t’u zhvilluar të shtunën që lamë pas, por ishte shtyrë pasi skuadra e Interit ishte “pushtuar” nga COVID-19.

Ka qenë Lega Serie A që ka konfirmuar se kjo sfidë do të luhet në datën e njëjtë sikurse takimi tjetër i anuluar që më parë, Juventus – Napoli.

Ndryshe, Interi është lider në kampionatin italian me 65 pikë, 6 më shumë se Milani që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Sa i përket Sassuolos, kjo skuadër ndodhet në pozitën e 8-të me 39 pikë të tubuara.

Leave a Reply