Muamed Sejdini në mënyrë të veçant iu uron fat reprezentuesve në eliminatoret e reja

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sonte i nis eliminatoret për Kampionatin Botëror 2022 në ndeshjen ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Para fillimit të këtij cikli të ri eliminatorë, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka uruar në mënyrë të veçant reprezentuesit.

“Këto le të jenë titujt që do ti lexojë e gjithë Maqedonia në përfundimin e eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022. Dua të ju dëshirojë shumë shëndet, sukses dhe fat në këto eliminatore për gjeneratën më të mirë në histori të futbollit të Maqedonisë. Djem, ju tashmë na keni bërë krenar të gjithë neve”, ka shkruar Sejdini në llogarinë e tij në fejsbuk.

Leave a Reply