Shqipëria favorite absolute sipas kompanive të basteve

Shqipëria shihet si superfavorite nga kuotat e basteve në kompanitë ndërkombëtare. Përpara këtij takimi, “kuqezinjtë” e Edi Rejës kuotohen me koeficientin 1.25. Barazimi vlerësohet me 5.5, ndërsa për ata që guxojnë të parashikojnë një fitore të skuadrës vendase, koeficienti është vërtet shumë shpërblyes: 15.2.

Ndeshjen e fundit me Andorrën, Shqipëria e barazoi 2:2 në “Elbasan Arena”, ndërsa transfertën e fundit e fitoi 0:3.

Ndryshe do të jetë ky takimi i 5-të mes këtyre dy kombëtareve, ku deri më tani Shqipëria ka regjistruar dy fitore, Andorra një, derisa një ndeshje është mbyllur me barazim. Takimi i sotëm do të jetë i treti zyrtarë, pasi dy ndeshje kanë qenë miqësore mes këtyre dy kombëtareve.

Leave a Reply