Mbrojtja e Kosovës me në krye portierin Ujkani skandalozë, thjesht ju dhurojnë golin e dytë suedezëve! (VIDEO)

Se Kosova çalon në mbrojtje, një gjë e tillë tashmë është e kuptueshme një kohë më të gjatë, ndërsa kjo është evidente edhe sonte ndaj suedezëve.

Pa komandantët kryesor, Amir Rrahmani dhe Ibrahim Dresheviç, mbrojtja e “dardanëve” është një kafshatë e lehtë për Suedinë e Zlatan Ibrahimoviç, i cili në minutën e 12-të fitoi duelin përballë Ujkanit, duke bërë një asist të mrrekullueshëm për bashkëlojtarin e tij, Augustinsson, i cili nuk fali dhe shënoi, ndërsa në minutën e 35-të, në pah doli mos koordinimi i mirë mes mbrojtësve dhe portierit, të cilët thjesht ishin skandaloz dhe nuk arritën të ndalnin Aleksandar Isak, i cili shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Ujkanit në ato momente. (infOSport.mk)

Leave a Reply