E thonë statistikat, Interi i Kontes më i mirë se ai i Murinjos!

Inter i Antonio Kontes ka mesatarisht më shumë pikë sesa skuadra e Hoze Murinjos që në vitin 2010 kishte fituar tripletën.

Ky fakt konfirmohet nga statistikat e fundit.

“Special One” kishte një mesatare 2.15 pikë për ndeshje atë sezon, ndërsa Konte ka mesatare 2.46 pikë këtë sezon.

Megjithatë përkundër kësaj dyshe, dy janë trajnerët që kanë mesataren më të lartë të pikëve te skuadra nga “Xhuzepe Meaca”.

Bëhet fjalë për Xhovani Trapatonin dhe Roberto Mançinin. 82-vjeçari arriti një mesatare 2.47 pikë për ndeshje në sezonin 1988-99, ndërsa Mançini 2.55 pikë për ndeshje në sezonin 2006-07.

Leave a Reply