Mbappe kundër Bajernit vendosi një rekord unik këtë vit në Ligën e Kampionëve!

Paris Sen Zhermeni të martën arriti që të eliminojë Bajernin e Munihut në çerekfinale të Ligës së Kampionëe, duke siguruar kështu një vend për në ndeshjet gjysmëfinale, aty ku e pret përballja me Mançester Sitin e Pep Guardiolas.

Kylian Mbappe ka qenë një nga protagonistët e ndeshjes në atë mbrëmje në Paris. Jo për një gol, por sepse ka vendosur një rekord unik.

Siç ka bërë të ditur “Opta”, sulmuesi francez është kapur plot 6 herë në pozicion jashtë loje, një rekord unik ky për edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë kjo statistikë nuk është pëlqyer nga shumë tifozë të PSZh-së, pasi sipas tyre Mbappe në disa raste ka qenë në pozicion të rregullt.

Leave a Reply