Besir Ramadani: Ti hakmerremi Pelisterit për disfatën e fundit në Strugë

Struga Trim Lum është një ndër skuadrat më të mira vëndase në kampionatin tonë elitar. Skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski në 14 ndeshjet e deritanishme të zhvilluara si vendas, ka regjistruar 7 fitore, 6 barazime dhe vetëm një disfatë, njofton “infOSport.mk”.

Disfatën e vetme skuadra strugane në terren vendas e kishte pësuar pikërisht nga kundërshtari i rradhës, Pelisteri.

Mbrojtësi Besir Ramadani në një prononcim për faqen zyrtare të klubit strugan, ka pohuar se ekipi është gati për hakmarrje, pasi disfata e 3 marsit ishte e pamerituar.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër Pelisterit. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ndaj dhe mendojmë vetëm për fitore. Nuk do e kemi aq të lehtë, pasi e dimë se Pelisteri ndodhet në një formë shumë të mirë, megjithatë neve dimë kualitetet tona, besojmë në vetëvete, ashtu që ndeshja e nesërme është një mundësi e mirë për të marrë 3 pikë të plota dhe për t’iu hakmarrë skuadrës nga Manastiri për atë disfatë jo të merituar në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtu në Strugë” – është shprehur Besir Ramadani.

Ndeshja Struga Trim Lum – Pelisteri nesër në stadiumin e qytetit të Strugës starton në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply