Tomas Tushel i buzëqeshur, a i kanë rënë pishman “sheikët” e PSZh!?

Paris Sen Zhermeni e shkarkoi pasi nuk i besoi, ndërsa sonte Tushel me Çelzin e tij u kualifikua në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë Tushel mori nga Lampard një Çelzi mesatar, ndërsa sonte ai thjesht dominoi Realin e Zinedin Zidan, duke e mundur me rezultatin 2:0!

Në finalen e madhe të 29 majit që do të zhvillohet në Stamboll, Çelzi i tij do të përballet me Mançester Sitin e Pep Guardiolas. “Pasanikët” nga Mançesteri në gjysmëfinale eliminuan Paris Sen Zhermenin e Mauricio Poçetinos, i cili muaj më parë kishte zëvendësuar pikërisht gjermanin, Tomas Tushel.

Ky i fundit sonte ishte u buzëqeshur, pasi i’a arriti qëllimit që të dërgojë “blutë” e Londrës në finalen e madhe të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, aty ku do të përballen me Sitin e Pep Guardiolas.

Një tjetër super sfidë mes dy trajnerëve të mëdhenj të futbollit europian!

Leave a Reply