Tushel futet në historinë e Ligës së Kampionëve!

Trajneri gjerman, Tomas Tushel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrinë të luaj në finalen e madhe për dy sezone rresht me dy klube të ndryshme.

47-vjeçari është duke shijuar një nga momentet më të mira në karrierën e tij si trajner. Tushel mori drejtimin e Çelzit në muajin janar, teksa sonte arriti ta dërgonte në finalen e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Ai sonte me ekipin e tij eliminuan Realin e Madridit me rezultatin e përgjithshëm 3:1, teksa sonte në “Stemford Brixh” falë golave të shënuar nga Varner dhe Mount shënuan fitore 2:0.

Kujtojmë, sezonin e shkuar gjermani drejtonte PSZh-në, mirëpo që u mposht në finale nga Bajerni i Munihut.

Leave a Reply