Nedim Bajrami mund të vishet “kuqezi”, e ndihmon edhe Spanja!

Një lajm i bujshëm nga Spanja mund t’i vijë në ndihmë Shqipërisë, kur është në pyetje afrimi i tetovarit, Nedim Bajrami.

Ajmerik Laport do të luajë në Kampionatin Europian me Spanjën. Luis Enrike u kishte kërkuar prej kohësh drejtuesve të federatës të studionin mundësinë që mbrojtësi francez i Mançester Sitit të luajë për kombëtaren spanjolle.

Vetë lojtari e ka pranuar këtë gjë duke qenë se Franca nuk po e grumbullonte dhe se konkurrenca ishte shumë e madhe.

Por, gjithashtu edhe FIFA ka dhënë miratimin për këtë lëvizje dhe tani kanë mbetur disa çështje të vogla për t’u zgjidhur e gjithë situata.

Gjatë kësaj jave, lojtari mori edhe pasaportën spanjolle dhe për këtë arsye do të grumbullohet nga Luis Enrike për Europianin.

Po çfarë vallë e lidh këtë me Bajramin? Laport nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren absolute të Francës, ashtu si dhe Bajrami me Zvicrën. Të dy janë aktivizuar me skuadrat e moshave, deri te kombëtaret U-21. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë kapiten i shpresave të Francës dhe ka luajtur shumë ndeshje, por kurrë nuk ia doli që me performancat e tij të fitonte besimin e Deshamp për t’u aktivizuar me ekipin e parë.

Laport ka luajtur me kombëtaren U-21 edhe pasi kishte mbushur 21 vjeç, ndërsa pikërisht ky rregull është ai që e pengon Nedim Bajramin të realizojë ëndërrën e tij që të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Leave a Reply