Plas keq te Kukësi, Agimi me shokë nuk dalin në stërvitje!

Futbollistët e Kukësit nuk dalin në stërvitje me skuadrën. Shkak për këtë janë bërë rrogat e pa marra prej disa muajsh. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, dita e hënë ka qenë dita e fundit që drejtuesit e skuadrës verilindore të shlyejnë borxhet ndaj futbollistëve të tyre, por pasi kjo nuk ka ndodhur, ata kanë vendosur që të gjithë unanimisht të mos dalin në stërvitje.

Një situatë e përsëritur te Kukësi i këtij sezoni, me futbollistët që janë të pakënaqur për shkak të mosmarrjes në kohën e duhur të pagave.

Madje, mësohet se një ditë para sfidës ndaj korçarëve, ditën e enjte, ka pasur edhe futbollistë që nuk kanë dashur të udhëtojnë fare për të luajtur ndaj Skënderbeut. Kujtojmë se Kukësi e luan ndeshjen e fundit të kampionatit me Kastriotin ditën e mërkurë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa mbetet të shihet se cilët futbollistë do të zbresin në fushë, e cilët do të bojkotojnë të njëjtën.

Pjesë e Kukësit janë edhe 3 ish futbollistët e Shkëndijës, Agim Ibraimi, Besir Demiri dhe Gjelbrim Taipi.

Leave a Reply