Nderim Nexhipi po ndahet me Kukësin!?

Një situatë aspak e mirë po mbizotëron te Kukësi, skuadër kjo që së fundmi është përballur me protesta masive të futbollistëve për vonesë të pagave.

Brenda pak ditëve dy herë ka ndodhur që futbollistët e kësaj skuadre të bojkotojnë stërvitjen në shenjë revolte, duke qenë unanimë në vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë.

Kjo situatë ka bërë që edhe drejtori, Nderim Nexhipi të jetë drejt divorcit me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë.

Gjasat janë që në përfundim të këtij sezoni, edhe me ndeshjen e fundit, drejtori dhe klubi të ndahen mes tyre për të mos e vazhduar më tej bashkëpunimin.

Shkupjani, Nexhipi është drejtori me jetëgjatë te Kukësi, për vetë raportet bashkëpunuese që ka pasur si me presidentin Safet Gjici, ashtu edhe me të gjithë trajnerët e njëpasnjëshëm që kanë drejtuar ekipin shqiptarë që këtë vit mbeti jashtë garës për në Europë.

Leave a Reply