Goran Siljanovski vërshohet nga ofertat, kërkohet edhe në Kosovë!

Goran Siljanovski pasi prishi kontratën me Rabotniçkin, tashmë është një futbollistë i lirë, mirëpo jo edhe për gjatë kohë. Informacionet e “infOSport.mk” bëjnë me dije se për ish kapitenin e “romantikëve” interesohen një numër i madh i skuadrave si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë.

Emri i Siljanovskit lidhet edhe me një transferim të mundshëm në Kosovë, apo edhe Shqipëri, ndërsa si destiancion i tij më i preferuar mbetet Qipro dhe skuadra e Dokasa, pjesë e së cilës janë edhe dy ish shokët e tij nga rradhët e Rabotniçkit, Dushko Trajçevski dhe Damjan Shishkovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply