Njihuni me lëvizjet e deritanishme te FC Shkupi!

FC Shkupi është pa dyshim skuadra më aktive në merkato, edhe pse e njëjta nuk ka filluar ende zyrtarisht tek neve, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi ka transferuar 5 emra të rinj, ndërsa nga kjo skuadër janë larguar plotë 6 futbollistë, përfshirë këtu edhe dy kapitenët, Besar Isenin dhe Besart Krivanjevën.

Përveç kësaj dyshe, pjesë e FC Shkupit në sezonin e ri nuk do të jenë edhe Sabit Bilali,  Ilirid Ademi, Bianor Neto si dhe Filip Gligorov.

Ndërkohë emra të rinj te FC Shkupi, janë Fisnik Zuka, Blerton Sheji, Tome Kitanovski dhe Kire Markovski.

Skuadra nga Çairi nga data 5 qershor ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku edhe këtë vit do nis me garat ndërkombëtare, këtë herë në UEFA Europe Conference League. Është kjo hera e katërt me rradhë që FC Shkupi do prezantojë vendin tonë në Europë, me shpresë se këtë herë do kaloj raundin e parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply