Rabotniçki bënë goditjen e parë në merkato

Rabotniçki ka bërë transferimin e parë në prag të sezonit të ri. “Romantikët” kanë bërë për vete mbrojtësin e krahut të djathtë të Pelisterit, Bojan Ilievski, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, i cili edicionin e kaluar bëri shumë mirë me Pelisterin, duke regjistruar 31 ndeshje, 1 gol dhe 4 asiste.

Ilievski është prodhim i shkollës së Pelisterit, ndërsa dëshira e tij për të ecur para në karrierë, ka bërë që ai të pranojë ofertën e Rabotniçkit, një skuadër kjo që njihet për hapësirat që ju jep talentëve të rinj.

“Jam i lumtur që më është dhënë rasti të mbrojë ngjyrat e Rabotniçkit. Bëhet fjalë për një ndër klubet më me renome në vendin tonë, që hap një perspektivë të madhe për futbollistët e rinj. Shpresojë se do ta arsyetojë besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të klubit me paraqitje të mira në periudhën e ardhshme” – është shprehur Ilievski për faqen zyrtare të klubit nga “Parku i Qytetit”.

Leave a Reply