Ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon kontratën me Dritën e Gjilanit

Ish futbollisti i Shkëndijës, Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Dritën, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit nga Gjilani.

Fazliu është njëri nga futbollistë kryesor të skuadrës “bardhekaltër”, ku edhe ka fituar dy herë titullin kampion me klubin, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë sukses.

Tash më besojë që të gjithë e din se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë pë të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhimë ta shoërblej klubin me trofe në fund të vitit”, – tha Fazliu pas vazhdimit të bashkëpunimit me Dritën.

Kujtojmë se ditë më parë Drita njoftoi edhe transferin e parë, mbrojtësin Përparim Islami.

Leave a Reply