Në pritje të përforcimeve, Renova vazhdon bashkëpunimin me 3 futbollistë

Në pritje të përforcimeve të reja, te Renova po ndodhin ca lëvizje të tjera, e që kanë yë bëjnë me rinovime, apo largime. Pas Arben Tafes dhe Alush Gavazajt, futbollisti i rradhës që largohet nga kjo skuadër, është Bashkim Velija, ndërsa informacione të sigurta për “infOSport.mk”, bëjnë me dije se “gjipspunuesit” së fundmi kanë vazhduar kontratat me 3 futbollistë titullarë.

Fjala është për Xhelil Abdullahun, si dhe dy kapitenët, Argjent Gafuri dhe Burim Sadiki. Që të tre kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, ndërsa mësojmë se deri të dielën do të ketë edhe ndonjë përforcim të ri.

Kujtojmë Renova fillimisht kishte vazhduar kontratën edhe me trajnerin Qatip Osmani, i cili edicionin e rradhës do të udhëheq skuadrën që nga fillimi, me shpresë se Renova sërish do të garojë për një vend në garat europiane, dhe jo ashtu siç ndodhi edicionin e kaluar, kur vetëm përmes ndeshjes së balotazhit i shpëtoi rrënies në Ligën e Dytë.

Leave a Reply