Momente prekëse, Kjaer dhe Shmajhell duke qetësuar gruan e Eriksen!

Ataku kardiak që pësoj Kristian Eriksen në fushën e lojës tronditi gjithë botën e futbollit, e më së shumti gruan e tij, Sabrina Kvist, e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur ndeshjen e Euro 2020 midis Danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për grupin “B”.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajhell dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan, ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë.

Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit, të cilët me ankth po presin lajme të mira për gjendjen e mesfushorit të Interit, Kristian Eriksen.

Leave a Reply