Bëhet e ditur periudha kohore e merkatos së janarit në futbollin vendor

Nga data 15 janar deri me 11 shkurt skuadrat në futbollin vendor do të mund të bëjnë lëvizjet e parapara në rradhët e tyre në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo periudha kohore e merkatos së dimrit, kur skuadrat me ambicie të mëdha, si Shkëndija, FC Shkupi, apo edhe Makedonija GJ.P, mund të bëjnë për vete atë që dëshirojnë dhe që mendojnë se do të jetë në dobi të skuadrave të tyre, por nuk duhet harruar këtu edhe Akademia Pandev, apo edhe Renovën dhe Pelisterin, skuadra këto që mund të lëvizin në merkato, vetëm e vetëm që ti ikin zonës së ftohtë, në të cilën e mbyllën stinorin vjeshtorë.

Kujtojmë stinori pranveror në elitën e futbollit vendor do të startojë vetëm 3 ditë (14 shkurt) pas përfundimit të merkatos.

Leave a Reply