FC Shkupi vazhdon transferimet në heshtje të plotë!

FC Shkupi prej dje është transferuar në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”. Kampionët e vendit në tokën turke do të zhvillojnë edhe 3 takime kontrolluese kundër Tiranës, Fenerbahçes dhe Hermanshtad, derisa drejtuesit e klubit nga Çairi në heshtje po punojmë rreth transferimeve të futbollistëve të rinj.

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, kësaj skuadre së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Fjala është për Mario Riçkov dhe Aleks Zlatkov.

Zlatkov është vetëm 20-vjeç dhe luan si mesfushor shkatërrues, ndërsa te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës sllovene të Triglav. Ai së fundmi ka pranuar ftesë edhe te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, ndërsa kishte luajtur gjithashtu edhe me U20, pavarësisht se në fillim kishte prannuar që të përfaqësojë edhe grupmoshat e reja të Sllovenisë.

Sa i përket, Riçovit, ky i fundit është vetëm 18-vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kujtojmë po në heshtje, FC Shkupi më parë angazhoi edhe Bllagoja Spirkoskin dhe  Antonio Kalanoskin e Sileksit, Melos Bajramin e Skënderbeut dhe Kristijan Ackovskin e Begallnicës.

Pra 6 afrime të reja, që duhet plotësuar zbraztirat e krijuara pas largimeve të po aq futbollistëve, si Konstantin Çeshmexhiev, Fatih Ismaili, Gjorgji Stoilov, Abdul Ruatubaje, Ardit Iljazi, Aleksandar Gjurkovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply