Nijas Lena ndahet me Struga Trim Lum

Nijas Lena i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e vendlindjes së tij, Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti strugan përmes profilit të tij në “facebook”, ku ndër të tjerash ka cekur sukseset që ka arritur me Struga Trim Lum.

“Viti i pare ngjitje ne supeligen e Maqedonise.

Viti i dyte gjysme finaliste te kupes.

Viti i trete gjysme finaliste ne kupe dhe pjesemarrje ne kupat e Europres!

Me mire se kaq, nuk mund te shkonte!

Pas gjithe ketyre sukseseve njera pas tjetres, ketu mbaron dhe rrugetimi im me ekipin e Fc Struges!

Suksese ne Conference League!” – kishte shkruar Nijas Lena.

Një ndër mesfushorët më të mirë në futbollin vendor, erdhi verën e vitit 2018-të nga skuadra gjeorgjiane e Telavi. Edicionin që lamë pas, Lena zhvilloi 19 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 2 asistime, ndërsa në përgjithësi me fanellën e Struga Trim Lum, Lena numëron 38 ndeshje dhe 9 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply