Ja kur dhe ku e zhvillon ndeshjen e parë Shkëndija ndaj sllovenëve të Mura

Shkëndija pak minuta më parë mësoi emrin e kundërshtarit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës deshi që kampionët e vendit të luajnë ndaj kampionëve slloven të Mura.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si vendas në Shkup me 6/7 korrik, ndërsa atë kthyese me 13/14 korrik në tokën sllovene.

Në rast eliminimit që në raundin e parë, Shkëndija do të vazhdonte garat në raundin e dytë eliminatorë të “Europa Conference League”, ndërkohë për të arritur deri te garat e Liga Europa, Shkëndija do të duhet të kalojë të paktën raundin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply