Belgjika me De Brujne dhurojnë spektakël ndaj Danimarkës (VIDEO)

Belgjika ka bërë sot përmbysjen e çmendur ndaj Danimarkës, teksa ka mundur skandinavët me rezultatin 2:1, edhe pse gjatë pjesës së parë ishte në disavantazh, njofton “infOSport.mk”.

Jusuf Poulsen kaloi danezët në avantazh që në minutën e dytë, por Hazard dhe De Brujne përmbysën gjithçka gjatë pjesës së dytë.

Torgan Hazard pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë barazoi shifrat në 1:1, ndërsa për fitoren e belgëve u përkujdes Kevin De Brujne me golin e shënuar në minutën e 70-të.

Futbollisti i Sitit asistoi edhe në golin e parë duke u rikthyer kështu me stil pas atij lëndimi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Çelzit. Me këtë fitore, Belgjika shkon në 6 pikë dhe kalon grupin, ndërsa vështirësohet puna për Danimarkën që ka 0 pikë.

Leave a Reply