FC Shkupi mirëpret Llapin në Shkup, Struga Trim Lum do luaj si mysafire

Goglat deshën që tre skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, Struga Trim Lum dhe Sileksi ndeshjet e tyre të para në kuadër të Europe Conference League ti luajnë në terren vendas. Mirëpo duke pasur parasysh faktin se kushtet për ndeshje ndërkombëtare i plotëson vetëm stadiumi kryesor pranë FFM-së dhe arena kombëtare “Todor Proeski”, ka ardhur edhe deri te ndryshimi, njofton “infOSport.mk”.

Kështu ndeshjen e parë në Shkup në stadiumin më të madh në vendin tonë, do ta zhvillojë FC Shkupi, që për kundërshtarë do të ketë FC Llapin nga Kosova, ndërsa Struga Trim Lum edhe ishte shortuar që të luaj si vendas, ndeshjen e parë kundër skuadrës së FC Liepaja nga Letonia do ta zhvillojë në transfertë. Që të dyja këto ndeshje në program janë me datë 8 korrik, njëjtë sikurse edhe ndeshja midis Sileksit dhe Petrokuib Hincesti nga Moldavia, që do të zhvillohet në stadiumin kryesor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Kujtojmë ndeshjet kthyese të raundit të parë eliminatorë në “Europe Conference League” në program janë me datë 15 korrik.

Ndërkohë kujtojmë dy ditë më parë, me 6 korrik, në arenën “Todor Proeski”, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës kampione të Sllovenisë, Mura. (infOSport.mk)

Leave a Reply