Euro 2020, UEFA nis hetime ndaj përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut

Aspak lajme të mira nga UEFA për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Institucioni madhor europian ka hapur një hetim kundër përfaqësueses së vendit tonë për një parregullsi të mundshme të kryer nga disa pjesëtarë të skuadrës së eliminuar nga “Euro 2020”, 19 qershorin e kaluar gjatë testeve për COVID.

Futbollistët akuzohen për sjellje të parregullt dhe shkelje të mundshme të protokollit të UEFA-s, që ka emëruar një komision disiplinor për të hetuar lidhur me situatën.

Maqedonia, pavarësisht se nuk grumbulloi asnjë pikë gjatë turneut, nuk u paraqit dobët ndaj Austrisë dhe Ukrainës në dy ndeshjet e para, ndërsa në sfidën e fundit ndaj Holandës u mundën me shifrat 3:0.

Leave a Reply