ZYRTARE, Bllagoja Milevski zëvendëson Angellovskin te përfaqësuesja A e Maqedonisë

Këshilli drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur sot në shtëpinë e futbollit, solli vendim që Bllagoja Milevski të zëvendësojë Igor Angellovskin në postin e seleksionuesit te përfaqësuesja A e Maqedonisë, përcjellë “infOSport.mk”.

Milevski, i cili aktualisht udhëheq përfaqësuesen e shpresave të vendit tonë, detyrën e të parit te përfaqësuesja A, do ta marrë nga data 1 gusht e vitit 2021.

Milevski llogaritet si arkitekti i përfaqësueses aktuale të Maqedonisë, kjo pasi pikërisht nën drejtimin e tij, ishte Maqedonia U21 fillimisht që kishte siguruar një vend për në Europianin e të rinjëve, që më pas 7-8 futbollistë të asaj gjenerate të transferohen në ekipin e parë, me të cilin jemi krenar, pas suksesit të madh që kjo përfaqësuese e arriti me kualifikimin në Euro 2020.

Në këtë europian, Maqedonia nuk është se bëri ndonjë rezultat, pasi i përfundoi garat që në fazën e grupeve, në konkurrencë me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën, që vazhudan rruëgtimin e tyre drejt fazës së eliminimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply