Verder Bremeni zëvendëson Rashicën me një reprezentues tjetër të Kosovës!

Skuadra gjermane e Verder Bremen si duket është e fiksuar pas futbollistëve shqiptarë nga Kosova.

Klubi nga Bremeni, që këtë sezon po luan në Bundesliga II, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses së Kosovës.

Siç e dimë, Milot Rashica këtë verë u largua nga Bremeni duke nënshkruar me ekipin e Noruiç Sitit në Premierligën angleze, ndërsa largimi i tij pa dyshim se ka lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Verderit, të cilën “bardhegjelbërtit” kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.

Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Verderit që i kanë ofruar Dinamos huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti. Tashmë mbetet të shohim se cila do të jetë përgjigjja e drejtuesve të skuadrës kampione të Kroacisë, edhe pse informacionet që vijnë nga Gjermania, thonë se shanset që Kastrati të kalojë te Verder Bremeni janë të mëdha.

Leave a Reply