Përveç Insinje, Interi transferon edhe dy futbollistë nga Bundesliga me parametra zero

Emri i Lorenco Insinjes tashmë është i ditur si një objektiv tejet i rëndësishëm për skuadrën e Interit.

Por ky nuk do të jetë objektivi i vetëm i kampionëve të Serie A të cilët këtë janar po synojnë të arrijnë edhe dy goditje tjera me parametra 0.

Një derbi mund të fillojë tashmë me skuadrën e Juventusit për shërbimet e Tolissos, i cili ka një kontratë kah fundi me Bajernin e Munihut dhe pritet të largohet.

Emri tjetër i përket repartit të mbrojtjes dhe bëhet fjalë për Matias Ginter nga skuadra e Borusia Menhengladbah, i cili tashmë po monitorohet nga afër prej përfaqësuesve të skuadrës “zikaltër”.

Leave a Reply