Rabotniçki nënshkruan me talentin shqiptarë

Rabotniçki vazhdon të ju besojë futbollistëve nga shkolla e saj, një politikë kjo tashmë e njohur e “romantikëve”, që gjithnjë prodhojnë futbollistë për në tregun jashtë vendit, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës shkupjane gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar kontrata me dy futbollistë nga shkolla e tyre. Fjala është për sulmuesin e talentuar shqiptarë Bujar Hajdari, i cili shkëlqeu gjatë ndeshjeve kontrolluese me Rabotniçkin, duke shënuar në disa ndeshje, ndërsa një emër tjetër i talentuar që vuri të zezën mbi të bardhë, është edhe Dimitar Todorovski, njëherit anëtarë i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.

Mlladenovski ka vazhduar kontratën me “romantikët” deri në qershor të vitit 2023, ndërsa Hajdari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Që të dy shpresojnë të marrin besimin e trajnerit Vllaho në ndeshjet e rradhës kampionale. Kujtojmë Rabotniçki të dielën në kuadër të javës së 6-të në arenën “Todor Proeski” do të përballet me Bregallnicën. (infOSport.mk)

Leave a Reply