Lajm jo i mirë për Milanin, kundër Liverpullit pa Ibrahimoviçin!

Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit. Sulmuesi dhe lideri kryesor i “kuqezinjëve”, Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjen që “djalli” do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpulit në “Enfilld Roud”.

Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Tëitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes së Milanit në Ligën e Kampionëve.

Një goditje kjo për tranjnerin Stefano Pioli, i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lacios në fundjavë.

Leave a Reply