Super lajm para ndeshjeve të tetorit për Kombëtaren shqiptare

Teksa jemi ende në pritje të listës së futbollistëve që do të grumbullohen nga Shqipëria për ndeshjet e tetorit, janë duke u zbuluar detaje të rëndësishme.

Taulant Xhaka e ka mbyllur me Kombëtaren Shqiptare për sa kohë do të jetë trajner, Edi Reja, por me siguri që mesfushori në fjalë nuk do të ketë më fatin për të veshur fanellën e kuqezinjëve.

“Ora News” raportoi se lojtari i Bazelit ka refuzuar për herë të pestë ftesën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër Reja nuk do ta ketë më në monitorim për të ardhmen. Por një rikthim pas dy vite e gjysmë vjen për Ivan Balliun.

“Ora News” raporton se mbrojtësi që po shkëlqen në La Liga me Rajo Valjekanon, teksa dha asist në takimin e fundit, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit.

Kështu Reja ka siguruar krahët e Shqipërisë që janë të nivelit europian. Elseid Hysaj, i cili  po shkëlqen te Lacio, pritet të luaj në krahun e majtë, derisa hapësira në krahun e djathtë pritet t’i përkas Ivan Balliut.

Leave a Reply