60 talentët më të mëdhenj në futbollin botëror, në mesin e tyre edhe ai i Shkëndijës!

Prestigjiozja britanike “The Guardian” sot ka përpiluar listën e 60 talentëve më të mëdhenj në futbollin botërorë. Në mesin e shumë emrave të njohur, në këtë listë është përfshirë edhe talenti i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi.

Ky i fundit njëherit me 16 vjet e 1 ditë mban rekordin për debutuesin dhe golashënuesin më të ri në elitën e futbollit vendor.

Elezi gjithashtu është i ftuar standard në përfaqësueset e reja të Maqedonisë së Veriut ku disa herë ka gjetur edhe rrjetën. Kujtojmë që sezonin e kaluar, Elezi u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa arriti të shënoj edhe 6 gola në 20 aktivizime.

Leave a Reply