Shuma marramendëse, ja sa kanë fituar Fjuri e Uillder pas duelit të tyre të tretë

Britaniku Tajson Fjuri ka arritur ta fitojë trilogjinë ndaj Deontej Uillder pas një dueli të jashtëzakonshëm të zhvilluar mëngjesin e  sotëm në Las Vegas.

Doli të jetë kjo një super duel, ku pati plot 5 nokdaune, tre për Fjurin dhe dy të tjera për Uillder.

Në fund Fjuri fitoi pas nokdaunit të tretë të shkaktuar ndaj Uillder, edhe atë në raundin e 11-të, pas të cilit amerikani nuk mundi dot të ngrihet.

Ndërkohë kjo përballje u  ka sjellë të ardhura rekorde të dy boksierëve, pasi ata kanë fituar miliona dollar.

Boksieri britanik i kishte të garantuara 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime, ndërkohë Uillder edhe përkundër disfatës i kishte të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet.

Kjo është shuma që fituan të dy boksierët nga tri përballjet që kanë pasur mes vete.

Kujtojmë herën e para ata u takuan në vitin 2018, boksierëve thuhet se iu garantuan katër milionë dollarë (Uillder) dhe tre milionë dollarë (Fjuri).

Në luftën e tyre të dytë në vitin 2020, të dy luftëtarëve iu garantuan një çantë prej pesë milionë dollarë plus një përqindje e fitimeve të paguara për shikim.

Të dy boksierët u kthyen në shtëpi me një shumë prej rreth 25 milionë dollarë pasi u shtuan aty edhe PPV.

Leave a Reply