Gjermania i hakmerret me “kamatë” Maqedonisë, 4:0 midis Shkupit (VIDEO)

Kombëtarja e Gjermanisë i është hakmarrë Maqedonisë për atë disfatë të marsit në Duisburg (1:2), duke shënuar fitore 4:0 sonte midis Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Milevskit i bënë ballë skuadrës së Flik vetëm gjatë 45 minutave të para, që u mbyllën me rrjeta të paprekura, megjithatë krejt ndryshe doli të jetë ndeshja në pjesën e dytë, kur thjesht gjermanët vallzonin dhe kur dëshironin mund të shënonin.

Goli i parë mban firmën e Havertz, i cili përfitoi nga një kundërzbritje e shpejtë të nisur nga Gnabri dhe pasimi në zonë i Myller, i cili nuk u tregua vetiak, duke i mundësuar futbollistit të Çelzit të shënojë për 1:0.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 50-të, ndërsa 20 minuta më vonë Timo Verner shënoi golin e tij të parë dhe të dytin për Gjermaninë.

Nuk vonoi shumë dhe 3 minuta më pas, Verner shënoi edhe golin e dytë personal, këtë herë duke treguar cilësitë e tij të larta prej sulmuesi, kur me një goditje të mençur nga distanca shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Dimitrievskit.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi të zhvilluar në kushte me shi në arenën “Todor Proeski”, Maqedonia 0, Gjermania 4, e vendosi Musiala me golin e realizuar në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore Gjermania siguroi që tani pozitën e parë në grupin “J”, duke pasur parasysh se pas 8 xhirove ka siguruar 21 pikë dhe tashmë është kualifikuar për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar, ndërsa më afër tani shihet Rumania, që me 13 pikë renditet në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes Armeninë dhe Maqedoninë që kanë nga 12 pikë. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk 

Leave a Reply