Derbi i javës së 11-të, FC Shkupi – Renova zhvillohet një ditë më herët

Derbi i javës së 11-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Renovës do të zhvillohet një ditë më herët nga ndeshjet e tjera të javës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja midis dy skuadrave më të mira të momentit në Ligën e parë në program është me datë 23 shtator. Kështu e shtuna, ditë feste në vendin tonë pritet të jetë një festë  shtesë edhe për Çairin, që do të jetë nikoqir i dy skuadrave më të mira shqiptare që aktualisht renditen në dy pozitat e para në renditje.

NDESHJET TJERA – Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Rabotniçkin, në një tjetër ndeshje mjaft interesante, derisa Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit do të jetë nikoqir i Struga Trim Lum.

Pelisteri pas suksesit në kuadër të Kupës, një gjë të tillë do të tentojë të bëjë edhe në kampionat, aty ku në kuadër të xhiros së 11-të do të mirëpret Bregallnicën, Skopje në Autokomandë do të ndajë mejdanin me Tikveshin, ndërkohë Boreci nën drejtimin e trajnerit të ri, Jane Nikolloski do të luaj kundër Akademia Pandev. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 11

FC Shkupi 23.10 (14:00h) Renova
Shkëndija 24.10 (14:00h) Rabotniçki
Makedonija GJ.P 24.10 (14:00h) Struga Trim Lum
Pelisteri 24.10 (14:00h) Bregallnica
Skopje 24.10 (14:00h) Tikveshi
Boreci 24.10 (14:00h) Ak. Pandev

Leave a Reply