Ançeloti publikon listën, ndaj Elçes Reali do luaj pa Benzeman

Real Madridi të shtunën në kuadër të javës së 12-të në La Liga do të përballet me Elçen në transfertë.

Trajneri Karlo Ançeloti ka zbuluar listën e të ftuarve për këtë takim, e ku bie në sy mungesa e futbollitit të tyre më në formë, Karim Benzema, ndërsa gjithashtu që më herët është e ditur se për këtë përballje do të mungojnë edhe Bejll, Sebajos dhe Valverde.

Në anën tjetër, “mbretërit” kanë mirëpritur rikthimet e Modriç dhe Iskos.

Real Madridi pas 11 xhirove të para renditet në pozitën e dytë me 21 pikë, 3 më pak se lideri, Real Sociedadi.

Leave a Reply