ZYRTARE, Zahov vazhdon bashkëpunimin me Shkëndijën

Derisa skuadra ka nisur përgatitjet dimërore dhe futbollistët tashmë kryejnë detyrimet e tyre profesionale, portieri Kostadin Zahov sot ka qëndruar në zyrat e klubit të Shkëndijës.

Në shoqërinë e presidentit Visar Bexheti, gardiani Zahov firmosi kontratën e re (2+1 vite) që e mban të lidhur me Shkëndijën deri në vitin 2021. Kështu kuqezinjtë blindojnë portën për periudhën që pason, duke mbajtur në skuadër një prej portierëve më të mirë në vend.

Dino Zahov erdhi në Shkëndijë në janar të vitit 2016 dhe tashmë po zhvillon sezonin e katërt me ‘kuqezinjtë’. Ai shumë shpejt u bë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe deri tani vetëm në ndeshjet kampionale me fanellën ‘kuqezi’ ka regjistruar 77 paraqitje, pa llogaritur ndeshjet e Kupave Europiane dhe Kupës së Maqedonisë ku ka patur performansa të shkëlqyeshme.

Sezonin e kaluar ishte ndër pikat kyçe në fitimin e titullit të Kampionit dhe Kupës, duke çuar në tre numrin e trofeve me Shkëndijën, pas Kupës së fituar në vitin 2016.

Leave a Reply