Dita e sotme vjen me një lajm të mirë për ‘interistat’

Dita e sotme vjen me një lajm të mirë për gjithë tifozët e Interit, pasi skuadra e tyre është shumë afër që të kryej një prej lëvizjeve më të mëdha në këtë afat kalimtar.

“Calciomercato” shkruan se “zikaltrit” janë afër të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin e Atletiko Madridit, Diego Godin.

Uruguajani me ‘neroaxurrët’ pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Në rast se arrihet marrëveshje mes palëve, Godin fanellën e skuadrës milaneze do ta vishte verën e ardhshme.

Kujtojmë se kontrata e Diego Godin me Atletiko Madridin skadon pikërisht në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply