Ibrahimoviç këndellet, Milani vazhdon të fluturojë lartë (VIDEO)

Milani ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishmë në garën për titullin kampion në Serie A, duke mundur Romën në “Olimpiko” me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte veterani  Zlatan Ibrahimoviç, ai i cili në minutën e 26-të morri gjithë vëmendjen duke shënuar një super gol nga goditja e dënimit.

Goli i suedezit do të ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para, me të dytën që nis sërish me Milanin më lartë.

Ibrahimoviç shënoi sërish në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, mirëpo këtë herë goli i suedezit u anulua për pozicion jashtë loje.

Vetëm 7 minuta më vonë, Ibra vendos të bëhet protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje duke fituar një penallti e cila kthehet në gol nga mesfushori, Kessie,

Në minutën e 66, skuadra e Piolit do të mbetej me një lojtar më pak pasi Teo Hernandez  ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Një episod që i jep pak zemër Romës së Murinjos që tenton, mirëpo që shënon golin e nderit vetëm në minutën e 93-të, me anë të ish milanistit, El Sharavi.

Ishte kjo fitorja e 10-të sezonale për Milanin në 11 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast “kuqezinjtë” vazhdojnë luftën me  Napolin për vendin e parë. Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen me nga 31 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply