Alban Beqiri prek çerekfinalen e Botërorit në Beograd

Alban Beqiri ka dhuruar një tjetër performancë fantastike në Botërorin e Boksit që po zhvillohet në Beograd.

Me vendim jurie Beqiri ka mposhtur edhe boksierin panamez Bekford, i cili ishte një nga boksierët më të rrezikshëm të peshave 67-71 kilogram duke kaluar kështu në raundin çerekfinal.

Boksieri shqiptar tani do të ketë përballë jordanezin Zejad Eashash, i cili në 1/16 mposhti norvegjezin Emini.

Ndeshja mes Beqirit dhe Eashash do të zhvillohet të martën, ndërsa luftërat gjysmëfinale në program janë me datë 6 nëntor, derisa finalja më 8 nëntor.

Me 3 fitore radhazi në një kompeticionin të tillë, Beqiri regjistron rezultatin më të mirë në historinë e boksit shqiptar.

Leave a Reply