Alioski shënon, ëndërra po bëhet realitet (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në këto momente në arenën “Todor Proeski” kundër Islandës po zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të grupit “J”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi mirë për “verdhekuqtë”, të cilët vetëm pas 7 minutave lojë arritën të shënojnë golin e epërsisë.

Aleksandar Trajkovski mjaft mirë pasoi për futbollistin shqiptarë brenda zonës kundërshtare,  derisa Alioski nuk fali dhe me të majtën e tij bombastike shënoi një super gol nga një pozitë jo edhe aq ideale.

Ky gol po hap rrugën e Maqedonisë për të bërë realitet ëndërrën, të sigurojë një vend për në balotazh, aty ku përmes dy ndeshjeve finale do të kërkojë udhëtimin drejt Botërorit të vitit të ardhshëm në Katar. (infOSport.mk)

Leave a Reply