Maqedonia vazhdon të ëndërrojë, siguron balotazhin për në Botëror (VIDEO)

Maqedonia e ka mbyllur  në mënyrën më të mirë ciklin eliminatorë për Btërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Bllagoja Milevski sonte në arenën “Todor Proeski” mundën Islandën me shifrat 3:1, duke siguruar vendin e dytë në grupin “J”, me ç’rast për herë të parë në histori do të luaj në balotazh për të siguruar një vend për herë të parë në një Botëror.

Ezgjan Alioski me një goditje bombastike me të majtën e tij në minutën e 7-të shënoi golin e epërsisë për Maqedoninë, skuadër kjo që 5 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Darko Çurlinov shënoi edhe golin e dytë, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Megjithatë në pjesën e dytë fjalën kryesore e pati Elif Elmas, mesfushori i Napolit, i cili arriti të shënojë dy gola dhe të vulos fatin e islandezëve, të cilët u rikthyen në lojë në minutën e 54-të, kur me anë të Thorsteinsson barazuan shifrat në 1:1.

Megjithatë në vazhdim fatin e takimit në duart e tij e morri Elmas, i cili realizoi dy gola. Fillimisht në minutën e 65-të shënoi për 2:1, ndërsa në të 87-tën shuajti të gjitha shpresat e islandezëve se mund të barazojnë rezultatin, duke shënuar një super gol pas një lëvizje të bukur në zonën kundërshtare.

Rumania shënoi fitore minimale 1:0 përballë Lihtenshtejnit në transfertë, mirëpo kjo fitore në fund rumunëve do ju vlej vetëm për statistikë, kur janë në pyetje pikët e tubuara në grupin “J”, aty ku drejtëpërdrejtë për në Katar u kualifikua kombëtarja e Gjermanisë.

Këta të fundit sonte mundën Armeninë si mysfair me shifrat 4:1, duke mbyllur këtë cikël eliminatorë në pozitën e parë në grup, me 27 pikë, 9 më shumë se Maqedonia e vendit të dytë.  (infOSport.mk)

Leave a Reply