Maqedonia siguron balotazhin, ja kur do e mësoj kundërshtarin

Maqedonia sonte në arenën “Todor Proeski” kundër Islandës regjistroi fitoren më të ëmbël, kuptohet pas asaj ndaj Gjermanisë në transfertë në kuadër të ciklit eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia e Bllagoja Milevskit shënoi fitore 3:1, duke siguruar në këtë mënyrë pozitën e dytë në kuadër të grupit “J”, menjëherë pas Gjermanisë gjigande, që e mundëm në Dusiburg gjatë muajit mars, muaj në të cilin gjatë vitit 2022 do të zhvillojmë dy ndeshjet finale për inkuadrim në Botërorin e Katarit.

Megjithatë paraprakisht me 26 nëntor të këtij viti me fillim në ora 17:00 në Cyrih të Zvicrës do ta mësojmë emrin e kundërshtarit, me të cilin do të diskutojmë kualifikimin për herë të parë në histori në një Botëror. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply