Skopje merr mbrojtësin me përvojë që për 3 vite luante te Teuta!

Skopje ka arritur të bëjë për vete mbrojtësin e krahut të djathtë, Bllagoja Todorovski, i cili tre vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superligën shqiptare, njofton “infOSpsort.mk”.

Futbollisti veteran do të jetë një përforcim i madh për skuadrën nga Autokomanda, që pas shumë viteve do të udhëhiqet nga një trajner tjetër, Slavço Georgievski, i cili do të zëvendësojë Lupço Markovski – Kallc, i cili sezonin e ri do të udhëheq skuadrën e Rabotniçkit.

Sa i përket Todorovskit, i njëjti para se të transferohej në Superligën shqiptare kishte luajtur me Shkëndijën, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, Renovës dhe Sileksit në kampionatin tonë vendor, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Rumani me FC Dinamo Bukuresht dhe Gloria Bistrita. (infOSport.mk)

Leave a Reply